Posts

Showing posts from February, 2023

kafshet ne rrezik zhdukje

Image
  👍 6 kafshët që janë të rrezikuara nga zhdukja Çdo vit, Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës (WWL) publikon listën e kuqe botërore të specieve të kërcënuara. Gjithsej 22.413 specie kafshësh janë të dënuara që të zhduken për shkak të veprimtarive njerëzore Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës bën një bilanc alarmant të kafshëve të cilat janë drejt zhdukjes. Arsyeja kryesore? Aktivitetet njerëzore. Përveç gjuetisë së paligjshme, këto kafshë janë gjithashtu viktima të shkatërrimit të habitatit të tyre natyror nga njeriu. Pas disa vitesh ne nuk do kemi me mundësinë të shikojmë këto mrekulli të natyrës. 1. Ariu polar Ariu polar është padyshim simboli i specieve të cilat janë drejt zhdukjes. Që prej 2009 WWL ka shënuar 2156 specie të zhdukura, viktima të gjuetisë së paligjshme apo të ngrohjes klimatike. Kjo specie e mrekullueshme mund të zhduket në 75 vitet e ardhshme. 2.Tigri i Bengalit Tigri i Bengalit nuk numëron më shumë se 1800 homologë. Duke përfshirë të gjith